
Një sherr mes 8 të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit përballë një lokali në afërsi të spitalit Nënë Tereza në Tiranë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit ku janë përplasur dy grupe të rinjsh dhe njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër, por pa u lënduar njeri. Ndërkohë njëri nga 8 djemtë të cilët ishin të moshave 18- 20 vjeç ka marrë një dëmtim të lehtë në këmbë pasi është rrëzuar.
Shkak për përplasjen mes tyre mësohet të jetë bërë fakti se njëri nga djemtë ka ngacmuar të afërmen e një pjesëtari nga grupi tjetër.
Sakaq, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku ka bërë të mundur shoqërimin e personave të përfshirë në konflikt dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.
Lini një Përgjigje