TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Prill 2023, 07:55

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, flet afërmja e fisit Lestakaj: Ne nuk kemi patur frikë, jemi të qetë!

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, flet afërmja e fisit Lestakaj:
Vajza e dajës së Elton Lestakaj, Nertila Haxhia

Pista e hakmarrjes është një nga pistat që është në duart e hetuesve që po hetojnë vrasjen e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Në emisionin “Review”, vajza e dajës së Elton Lestakaj, Nertila Haxhia, i shprehu ngushëllime familjarëve dhe tha se ata nuk kanë frikë, pasi nuk kanë asnjë lidhje me vrasjen e Ardian Nikulaj.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia ndaj familjes Nikulaj për humbjen e familjarit të tyre.

Unë e shikoj së pari vrasjen e një qytetari. Jam e ftuar si e afërmja e disa qyetarëve, as e një politikani apo eksponenti politik.

Ne nuk kemi patur frikë. Dua të sqaroj pozicionin tim në këtë dosje.

Unë jam vajza e dajës e Elton Lekstakaj dhe nuk kam lidhje me fisin Lestakaj. Ne jemi të qetë sepse nuk kemi përgjegjësi dhe nuk kemi diçka për të cilën shqetësohemi, në momentin që jemi të pastër dhe heqim përgjegjësinë nga kjo ngjarje.

Ne na shqetëson vetëm ajo ngjarje, ajo dosje, ku janë vrarë të afërmit tanë”, tha ajo.

Kujtojmë se Elton Lestakaj, është dëshmitari okular që denoncoi se Ardian Nikulaj dhe Arben Nikulaj i vranë xhaxhain Gëzim Lestakaj dhe nipin e tij Laurenin.

 

 

vrasja e biznesmenit në shëngjin flet afërmja e fisit lestakaj

Lini një Përgjigje