TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2023, 21:35

Plagosja në Elbasan, zbardhet emri kush është i riu që i shpëtoi atentatit 3 vjet më parë

Shkruar nga Pamfleti
Plagosja në Elbasan, zbardhet emri kush është i riu që i
Kei Piu

Kei Piu është personi që ka mbetur i plagosur në Elbasan teksa u përlesh me një grup të rinjsh në një lokal në qendër të qytetit.

Deri më tani raportohet se në sherr janë përdorur thika e armë zjarri, por nuk dihet ende se me çfarë është qëlluar i riu Piu.

Ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që nuk ka ende detaje nga Policia e Elbasanit për ngjarjen në fjalë. 

Kei Piu është një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi në vitin 2020 i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua me breshëri plumbash nga një fuoristradë në ecje, teksa udhëtonte me mjetin e tij tip 'Range Rover'.

I riu, 23 vjeç në at kohë mbeti i plagosur vetëm në këmbë dhe u mbiejtoi plagëve. Në polici ai deklaroi se nuk e njihte autorin, por me zbardhjen e kamerave të sigurisë u zbulua se ai kishte debatuar me autorin pak orë para se t'i bëhej atentati. Kei Piu ka qenë shoqëruar disa herë në polici edhe për lëndë narkotike. 

kei piu elbasan

Lini një Përgjigje