TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2023, 14:49

“Na lini të ikim, ju jap 1 milion euro”, zbulohen detajet si Ramaz Rraja tentoi të joshte policët pas arrestimit

Shkruar nga Pamfleti

“Na lini të ikim, ju jap 1 milion euro”, zbulohen detajet si

Zbardhen detaje nga arrestimi i të shumëkërkuarit Ramazan Rraja. Ai u ofroi policëve ta linin të ikte në këmbim të 1 milion eurove. Rraja dhe miku i tij Luis Konomi lëviznin me një automjet të blinduar.

Pas ndërhyrjes së policisë në një lokal në zonën e Urës së Gjoles, Ramazan Rraja dhe Luis Konomi tentuan të largohen nga dera e pasme e më pas me një automjet të blinduar që lëviznin. Rrethimi i zonës nga policia bëri që ata të neutralizoheshin ndërsa në momentin e ndalimit Ramazan Rraja u propozoi policive një marrëveshje në këmbim të lirisë.

“Ju jap 1 milion euro, vetëm na lini të ikim ” mësohet të jetë shprehur 30 vjeçari i cili mbante në brez dhe një pistoletë gati për qitje, raporton “EuroNews”. I cilësuar një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Rraja i fshihej arrestimit me urdhër të SPAK prej disa muajsh duke u strehuar në Tiranë, Durrës e Lezhë.

Ai akuzohet si pjesë e një grupi kriminal që tentoi të ekzekutonte ish-prokurorin Arjan Ndoi dhe shtetasin Aleksandër Laho i njohur si “Rrumi”, ngjarje ku mbeti i vdekur shoferi i automjetit Andi Maloku.

Bashkë me Rrajën, në pranga përfundoi edhe Luis Konomi i njohur edhe me emrin Elton Llozhi dhe nofkën “Çupja”,  i cili ishte në kërkim për kërcënimin e një biznesmeni për t’u tërhequr nga një tender. Ramazan Rraja u la në burg të premten nga Gjykata e Posaçme megjithëse ai mohoi akuzat e ngritura nga SPAK.

rraja arrestime 1 mln euro

Lini një Përgjigje