TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2023, 11:51

Morën peng dhe dhunuan biznesmenin, lihet në burg Alban Bejo, dëshmia: E thirrëm për t’i kërkuar paratë tona

Shkruar nga Pamfleti
Morën peng dhe dhunuan biznesmenin, lihet në burg Alban Bejo,
Alban dhe Fatmir Bejo

Alban Bejo është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës pasi së bashku me vëllanë e tij, Fatmir Bejo që ndodhet në kërkim, morën peng biznesmenin Gjergji Fela me pretendimin e një borxhi 25 mijë euro.

Bëhet me dije se Alban Bejo ka pretenduar para togave të zeza të dhomës penale, se nuk e kanë marrë peng 47-vjeçarin që ishte biznesmen në fushën e ndërtimit, por i kanë kërkuar shlyerjen e borxhit financiar që pretendon se iu kishte.

"Kontaktuam për tu takuar me Gjergjin. Ai i ka marrë një shumë prej 25 mijë eurosh vëllait tim, Fatmirit. Pavarësisht se u kontaktua disa herë dhe iu kërkua detyrim, nuk e shleu. E kemi thirrur vetëm për t’i kërkuar paratë tona, se kemi marrë peng", u shpreh Bejo.

Alban dhe Fatmir Bejo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, morën me forcë, me automjet, nga vendparkimi i një lokali, 47-vjeçarin, duke e kanosur e dhunuar atë, me pretendimin se  u kishte borxh një shumë parash prej 25 mijë euro. Dy autorët rezultojnë me precedentë të mëparshëm penal, në organizimin e lotarive të paligjshme të fatit por edhe për vepra të tjera penale në fushën e krimit ekonomik. Ndërkohë, biznesmeni i fushës së ndërtimit, Gjergji Fela nuk rezulton i skeduar për veprimtari kriminale.

alban bejo deshmi biznesmen peng

Lini një Përgjigje