TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2023, 10:16

Dhunohet me sende të forta 39-vjeçarja në Vlorë, shpallet në kërkim i riu që e përndiqte prej disa ditësh

Shkruar nga Pamfleti

Dhunohet me sende të forta 39-vjeçarja në Vlorë, shpallet

Një grua 39 vjeçe në Vlorë është kërcënuar dhe goditur me një send të fortë në kokë nga një person rreth 37 vjeç, i cili pas sulmit është larguar.

Policia e ka shpallur në kërkim personin me iniciale I.SH, banor i Vlorës, që duket se është shtyrë nga motive të dobëta për ta dhunuar gruan në fjalë, të cilën edhe e ka përndjekur për disa ditë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. Sh., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur dhe ka goditur me një send të fortë në kokë, shtetasen E. K.(D), 39 vjeçe, banuese në Vlorë.

Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas e ka përndjekur 39-vjeçaren, për disa ditë. Shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasit I. Sh”, njoftoi policia.

dhune vlore policia

Lini një Përgjigje