TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2023, 22:06

Policia dhe FNSH "blindojnë" Elbasanin, postblloqe në disa pika të qytetit; kontroll mjeteve luksoze

Shkruar nga Pamfleti

Policia dhe FNSH "blindojnë" Elbasanin, postblloqe në disa

Policia dhe FNSH-ja po kryen kontrolle blic në disa pika të qytetit të Elbasanit, kryesisht makinave të luksit. Kontrolli është duke vazhduar dhe deri tani nuk kanë konstatuar gjë të jashtëligjshme apo dhe kapjen e personave në kërkim.

Si rasti i Rrrahman Rrahjes, -i akuzuarit për atentatin ndaj prokurorit Ndoj-, i cili u arrestua pranë urës së Gjoles dy ditë më parë duke qarkulluar me makinë.

Operacioni vjen gjithashtu edhe pas disa ngjarjeve kriminale që kanë tronditur vendin, si vrasja e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj, e cila është ende pa një autor.  Ngjarja ndodhi tre dite me pare, kur një person hyri ne lokalin e tij ne Shëngjin dhe e qëlloi 7 here.

fnsh kontrolle elbasan

Lini një Përgjigje