TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Prill 2023, 20:28

Të shtënat në Kurbin, reagon pronari i biznesit: Kamerat u fikën para sulmit me armë, nuk kam konflikte

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat në Kurbin, reagon pronari i biznesit: Kamerat u

Krimi në vend vijon të godasë nga ditë në ditë. Një dyqan në Gjorm të Kurbinit u sulmua me armë zjarri. Sot ka treguar pronari i objektit, i cili ka treguar momentin e krismave.

“Unë kam qenë bashkë me nënën në divan dhe rreth orës rreth 11:20 të darkës unë kam shkuar te dhoma ime ndërsa mami im iku në shtëpinë e saj se i kemi ngjitur, nuk kaloi as 10 minuta vetëm kur u dëgjua breshëri automatiku, unë mendova se ishin fishekzjarr”, tha  Fergat Tuga, pronari i biznesit.

Tuga tregon se pak minuta para se të ndodhte sulmi kamerat e sigurisë janë ndaluar dhe kanë kapur vetëm momentin kur një makinë ndalohet para portës së tyre, dhe më pas kamerat janë bllokuar duke mos filmuar momentin e sulmit.

“Nuk e di si është puna por të them të drejtën jam i tronditur, s’kam pasur kurrë në jetën time konflikte”, tha ai.

Ndër të tjera ai shton që pas dëshmisë së tij nuk ka marrë asnjë sqarim nga policia e Lezhës, madje duke mos marrë as pamjet e sigurisë, e ndërsa policia reagoi mbrëmjen e djeshme pasi lajmi u bë publik në media.

 “Policia ka reaguar shumë panë, ngjarja ka ndodhur para dy netësh, nuk ka dalë asnjë gjë, nuk ka ardhur më policia për të marrë kamerat e shtëpisë time, na këtu deri në Laç janë 30 biznese të gjitha kanë kamera”, shtoi ai.

kurbin arme te shtena

Lini një Përgjigje