TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Korrik 2025, 09:22

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, ndër të shoqëruarit në polici edhe një vajzë

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra, ndër të shoqëruarit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra në Mat.

Mësohet se autoritetet policore arrestuan dy autorë, ndërsa u shoqëruan edhe disa persona të tjerë. Gjatë operacionit për kapjen e Fatjon Bushgjokës, është shoqëruar edhe e dashura e tij, shkruan BW.

Burime nga policia bëjnë me dije se vajza ndodhej në shoqërinë e Bushgjokës në momentin e ndërhyrjes së forcave të rendit.

Nga hetimet paraprake vajza nuk rezulton të jetë e implikuar në vrasje, por është shoqëruar gjatë operacionit për arrestimin e Bushgjokës.

 

një vajzë polici vrasja e 23-vjeçarit renis dobra

Lini një Përgjigje