TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Mars 2023, 10:46

Vranë njëri-tjetrin në Kavajë, si nisi sherri mes dy 43-vjeçarëve: Pse më sheh ashtu?

Shkruar nga Pamfleti
Vranë njëri-tjetrin në Kavajë, si nisi sherri mes dy

Armand Gosa dhe Sali Rexha, të cilët vranë njëri-tjetrin në Kavajë pasditen e së mërkurës u takuan rastësisht në lokalin ku ndodhi ngjarja e rëndë. Pak minuta mjaftuan për të tensionuar situatën për shkak të një konflikti për shkaqe krejt banale disa ditë më parë, për sharje. Ditën e djeshme Altin alias Sali Rexha ka qenë në lokalin afër shtëpisë së tij me qira kur ka ardhur Armandi, i cili nuk ka lidhje me zonën pasi nuk jeton aty afër.

Nuk dihet saktësisht nëse ardhja e Gosës pranë shtëpisë së Rexhës ka pasur synim konfliktin apo jo, por dëshmitarët e vendit të ngjarjes i thanë policisë se nisja e konfliktit ishte me fjalët ‘pse me sheh ashtu’. Policia ka përfunduar veprimet paraprake dhe rezulton se nuk ka persona të tjerë të përfshirë në konflikt.

Të dy viktimat rezultojnë me precedent të mëparshëm penal, Gosa për vrasjen e Genti Gjuzit disa vite më parë pasi e goditi me kazëm në sherrin që nisi për një vajzë, ndërsa Rexha ka të regjistruar një procedim për një sherr që ka ndodhur më herët. Të dy rezultojnë me emra të ndryshuar dhe dyshimet e bluve janë se e kanë bërë për shkak të problemeve që mund të kenë pasur jashtë vendit.

vrasja ne kavaje

Lini një Përgjigje