
Detaje të reja kanë dalë lidhur me sherrin në Kavajë, ku mbetën të vrarë dy shtetasit Edmond Gosa dhe Altin Rexha.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se konflikti me Edmond Gosës dhe Altin Rexhës, ka nisur tre ditë më parë. Ndërkohë që sot ata ishin takuar sërish te kryqëzimi i valutës pranë stadiumit të Kavajës për të sqaruar konfliktin që kishin pasur.
Sipas banorëve të zonës, Edmond Gosa njihet si një person problematik, konsumues i alkoolit dhe ka pasur jo pak raste kur është konfliktuar me persona të tjerë nën efektin e alkoolit.
E tillë ka qenë edhe skena gjatë pasdites së sotme. Kanë qenë pikërisht ngacmimet që Edmond Gosa ka bërë kundrejt Rexhës, kanë sjellë precipitimin e konfliktit, deri në përdorimin e armëve. Fillimisht, pasi ka ecur për disa hapa në këtë zonë, Edmond Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën, më pas ky i fundit i është kthyer dhe e ka qëlluar me armë. Si pasojë e plagëve të marra, të dy kanë humbur jetën.
Dyshohet se në momentin e ngjarjes një nga viktimat, Sali Rexha ka qenë në prani të gruas dhe të fëmijës së tij të mitur. Gjithashut mësohet se gjatë sherrit ka pasur dhe persona të tjerë në vendngjarje, gjë që mund të kishte bërë që ky konflikt të përfundonte me më shumë viktima.
Ndërkohë mësohet se të dy personat kanë ndërruar identitet. Nga verifikimet e sakta të kryera nga grupi hetimor, pas gjetjes së dokumenteve të identifikimit, shtetasi Altin Rexha e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Sali Rexha. Ndërsa Edmond Gosa e ka ndryshuar emrin dhe në dokumente e ka Armand Gosa. Emrat i kanë ndërruar me gjendje civile.
Lini një Përgjigje