TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Mars 2023, 19:25

Përplasje me armë e thika brenda një lokali në Kavajë, humbin jetën 2 persona

Shkruar nga Pamfleti
Përplasje me armë e thika brenda një lokali në Kavajë,
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Kavajë, ku si pasojë e një konflikti kanë humbur jetën dy persona.  Mësohet se dy të rinj janë përplasur me thikë dhe armë zjarri e për pasojë kanë ndërruar jetë.

Emrat e viktimave janë Edomd Gosa dhe Altin Rexha, të dy në moshë të re. Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën, më pas ky i fundit ka qëlluar tre herë ndaj Gosës.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se të dy viktimat janë të moshës 43 vjeç. Ata kanë ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

"Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues", njofton policia.

Përplasje me armë e thika brenda një lokali në Kavajë,

Kjo është ngjarja e radhës e rëndë që ndodh në vend. Më 12 mars Tirana u trondit nga një sulm me armë ndaj një lokali në Don Bosko, ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash pa asnjë lloj droje. Ata vranë bankieren e lokalit, një zonjë e cila ishte krejt e pafajshme, ndërsa mbetën të plagosur 5 të tjerë. Gjithashtu u dëmtua dhe një vajzë 1-vjeçare, mbesa e viktimës.

Por nuk u mbyll me kaq. Mesnatën e së dielës dhe mëngjesin e së hënës, u qëllua me automatik ndaj godinës së “Top Channel”. Për pasojë vdiq një tjetër i pafajshëm, roja i objektit. Edhe për këtë ngjarje nuk dihet se cili është motivi dhe kush janë autorët.

Ndërkohë sot kemi një tjetër krim me viktima. Këtë herë në Kavajë.

 

kavaje arme

Lini një Përgjigje