TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2025, 08:19

Vidhnin sende me vlerë në banesa, arrestohen dy "skifterët"; një tjetër në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Vidhnin sende me vlerë në banesa, arrestohen dy

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi vidhnin në banesa dhe lokale.

Dyshohen se gjatë periudhës maj-qershor, tre të rinjtë kanë kryer vjedhje në një banesë dhe në dy lokale, duke marrë para dhe sende me vlerë. Policia ka sekuestruar bizhuteri, një shumë parash të dyshuara të vjedhura, si dhe një automjet.

“Në kuadër të hetimeve të kryera nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2, është bërë e mundur dokumentimi i autorësisë në katër raste vjedhjesh. Konkretisht:

Në pranga ka rënë shtetasi E. D., 20 vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç. Ata dyshohen se gjatë periudhës maj-qershor kanë kryer vjedhje në një banesë dhe në dy lokale, duke marrë para dhe sende me vlerë.

Gjithashtu, është arrestuar shtetasi A. K., 33 vjeç, i dyshuar për vjedhjen e një shume parash në një banesë në fshatin Arbanë, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar bizhuteri, një shumë lekësh të dyshuara të vjedhura, si dhe një automjet.

Policia po vijon punën për kapjen e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rasteve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje