TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 18:24

‘Qante i shkreti’, Tafani rrëfen vrasjet e urdhëruara nga Haxhiu: E qëlluan në kokë, por ai lëvizte sërish

Shkruar nga Pamfleti

‘Qante i shkreti’, Tafani rrëfen vrasjet e urdhëruara nga

Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, ka rrëfyer para GJKKO-së, krimet monstruoze që sipas tij urdhëroheshin nga Laert Haxhiu. Një prej vrasjeve të rrëfyera me detaje nga Tafani ishte ajo e Fridman Xhaferrajt. Ai ka rrëfyer detaje tronditëse mbi krimin dhe më pas zhdukjen e trupit të viktimës.

Xhaferraj, pasi u qëllua me plumb në kokë, iu var një gomë dhe më pas edhe gurë, dhe u hodh në një rezervuar, me qëllim zhdukjen e trupit.

“Ligori mori në telefon Laertin dhe i tha se Fridman Xhaferri kishte folur në celular me dikë për punë malli. Menjëherë, sapo ishim në hotel, na tha Laerti: “Çohuni, do ikim në Korçë ta vrasim.

Në makinë Laerti i tha: “Do e vrasim Fridmanin.Marigleni dhe Bledari zbritën më pas nga makina. Ne vijuam për në Korçë. Në një rezervuar ku shkuam, Laerti nuk e pëlqeu vendin. Ia rekomanduan Bledar Berberi dhe Mariglen Topuzi. Në Korçë shkuam unë, Laerti dhe Lulzimi. Shkuam te shtëpia e Ligor Romaçkes. U nisëm për te rezervuari i Gjankshit. Na çoi Ligori si i zonës. Laertit i pëlqeu. Lulzimin e lamë aty, shkuam dhe morëm një litar e një gomë makine. E morëm Fridmanin në makinë, po s’i thamë gjë ku do shkonim. i thamë: “Do paketojmë hashash.” Sa mbërritëm, Laerti i thotë Fridmanit: “Po qysh ishte ai muhabeti që ke thënë ‘do flas po s’më nxorët nga burgu’?” Ai tha: “Jo.” Qante i shkreti. Lutej, “O Marius,” më thoshte, “thuaj të më falë.”

Gjuajti njëherë Lulzimi me e kap në kokë, ai lëvizi kokën. Pastaj Laerti i tha: “Vrite,” Lulzimit. i gjuajti mbrapa kokës, po ai lëvizte akoma, merrte frymë akoma. Pastaj i ramë me atë gomën. E lidhëm me litar dhe e futëm në rezervuar. E lidhën trupin edhe me gomë që ta fundoste në ujë. Njëherë doli në sipërfaqe, pastaj e lidhëm me gurë e hodhëm brenda.

Pjesën tjetër të lekëve e mbajti Laerti. Unë ika, rrija në Sarandë në behar. Kur doli në lajme që ishte gjetur trupi i Fridmanit në Gjanç, më mori Lulzimi, më tha: “Hajde pak në Tepelenë.” Nuk doja të ikja. Erdhi në Sarandë Lulzimi me Laertin. Gjatë kësaj kohe, Lulzimi u shpall në kërkim. Laerti iku në Greqi. Pas ca kohësh ika dhe unë. Kur takova Laertin, më përmendi që “do vrasim Rexhep Ginajn”, tha Artan Tafani.

 

Lini një Përgjigje