TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 15:26

Lejuan ndërtime pa leje në jug, merret nën hetim drejtori i IMT-së Himarë dhe 3 punonjës të tjerë

Shkruar nga Pamfleti

Lejuan ndërtime pa leje në jug, merret nën hetim drejtori i

Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës dhe 4 të tjerë janë marrë nën hetim pasi kanë lejuar ndërtime pa leje.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç të cilët janë inxhinierë dhe drejtues teknik të projektit. Dyshohet se ata se kanë lejuar punime ndërtimi nga punëtorët e tyre në zonat e Jalës dhe Dhërmiut pa pasur dokumentacionin përkatës.

Për këtë vepër penale, në kërkim është shpallur edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno. Gjithashtu, lidhur me këto ndërtime pa leje, janë marrë në hetim 4 punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë Himarë.

Në listë janë drejtori IMT-së, E. V., 44 vjeç, dhe tre inspektorë, M. K., 30 vjeç, A. J., 27 vjeç dhe R. K., 30 vjeç, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë arrestuan, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi, shtetasit L. D., 41 vjeç, K. C., 40 vjeç dhe I. Zh., 52 vjeç, me funksione inxhinier zbatimi dhe drejtues projekti, pasi dyshohet se kanë lejuar punime ndërtimi nga puntorët e tyre, në zonën e Jalës dhe Dhërmiut, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës. Për të njëjtën vepër penale u shpall në kërkim edhe shtetasi L. Gj., banues në fshatin Vuno. Gjithashtu, u proceduan penalisht 4 punonjës të IMT-së të Bashkisë Himarë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, konkretisht E. V., 44 vjeç, drejtor i IMT-së, dhe M. K., 30 vjeç, A. J., 27 vjeç, R. K., 30 vjeç, të tre me detyrë inspektorë”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje