TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 14:31

Vrasja e Santiago Malkos, shtyhet seanca ndaj Leonard Dukës; prokurori dhe gjyqtari të angazhuar në procesin ku po dëshmon Artan Tafani

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Santiago Malkos, shtyhet seanca ndaj Leonard Dukës; prokurori dhe

Seanca gjyqësore ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë, të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, është shtyrë për në datën 12 qershor.

Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e njërit prej anëtarëve të trupës gjykuese dhe e prokurorit të çështjes, të cilët janë të angazhuar paralelisht në një tjetër proces gjyqësor. Ata po ndjekin dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, i cili po zbërthen aktivitetin kriminal të bandës së Laert Haxhiut.

Dëshmia e Tafanit po konsiderohet me rëndësi të lartë për zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale në vend dhe ka marrë përparësi në axhendën gjyqësore.

Kujtojmë se në dëshminë e bërë në GJKKO më 24 tetor 2024 Leonard Duka, ka mohuar akuzat se qëndron pas vrasjes së ish-policit Santiago Malko, krim i ndodhur më 27 Gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Leonard Duka dhe Santiago Malko ishin miq me njëri-tjetrin, por dyshohet se shoqëria e tyre u prish pasi ish-polici i dhunoi babain.

Por, Leonard Duka ka mohuar që babai i tij të jetë dhunuar apo fyer, duke theksuar se “nuk kemi pasur asnjëherë konflikt, as unë dhe as familja ime”.

Ai ka thënë se shok i tyre i përbashkët ishte Ervis Martinaj dhe se para ekzekutimit të Santiago Malkos kishin 3 vite pa u takuar.

“E kam pasur shokë prej 15 vjetësh, jemi ndarë në 2017, secili në punën e vet. Por e kam ruajtur respektin për të”, tha Duka teksa theksoi se “kur e kam takuar s’ishim vetëm, por kemi qenë me miq të përbashkët”.

 

Lini një Përgjigje