TAGS-AT E JAVËS

Kronike 4 Qershor 2025, 15:37

Laert Haxhiu e urdhëroi të vriste avokatin që ndihmonte ‘hasmin’, Tafani: Nuk e bëra dot, e kisha kushëri Adriatik Gurin

Shkruar nga Pamfleti

Laert Haxhiu e urdhëroi të vriste avokatin që ndihmonte

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Artan Tafani, dëshmoi përpara togave të zeza detaje për 17 episode kriminale.

Pjesëtar i bandës së Laert Haxhiut, i cili u arrestua në kryeqytet pas grabitjes së një pike këmbimi valutor, Tafani përmendi detaje nga një ngjarje kriminale ku në objektivin e tyre për t’u eliminuar u vendos avokati Adriatik Guri.

Sipas Tafanit, urdhrin e dha Haxhiu, pasi mendonte se Guri ndihmonte hasmin e tij. Tafani survejonte objektivin dhe qëndronte në lokalin ku shkonte avokati, por nuk mund ta kryente vrasjen, pasi Guri është kushëriri i tij.

Mora shtëpi me qira në Lushnje, do vrisnim avokatin Adriatik Guri. E ruaja unë avokatin. Ndërkohë, unë e kam kushëri. Donte ta vriste Laerti, sepse sipas Laertit, ky ndihmonte hasmin e tij. Këta, njëkohësisht, kishin kamerat e policisë, kishin edhe kodin. Këta më ruanin edhe mua. Lulzim Arapi erdhi te shtëpia, solli një pistoletë “CZ” me dy silenciatorë. Vazhdonim ta ruanim avokatin. Unë rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati, dhe i thashë që nuk e bëj dot, se e kam kushëri. E lamë që do e bënte Lulzimi. Një natë na iku ai. Unë u përfshiva nga frika, jo për lekë. Tha ai (Laerti): “Do bëhet.”

Lulzimi ishte gati ta qëllonte. Ishim te hyrja e pallatit duke pritur. Në një moment, e dalloi një komshi aty dhe i tha: “Çfarë bën?” Fati i avokatit, e shpëtoi Zoti. Më pas, Laerti e anulloi, tha: “Nuk do e bëjmë avokatin.” Laerti ishte në Greqi, na urdhëronte nga andej”, rrëfeu Tafani.

Lini një Përgjigje