TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2024, 21:30

Vetëvrasja e nënkomisar Pjeçit, eksperti Artan Rexhepi: Shkarkimi nga detyra, si dënim me vdekje

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e nënkomisar Pjeçit, eksperti Artan Rexhepi:

Eksperti kriminalistik Artan Rexhepi ka folur për vetëvrasjen e nënkomisar Arben Pjeçit duke thënë se është e pamundur që të mos jetë dëgjuar e shtëna e armës në zyrën ngjitur.

Sipas tij nëse një gjë e tillë ka ndodhur vërtet dhe krisma e armës nuk është dëgjuar, kjo do të thotë që në atë komisariat ka një mungesë totale vigjilence.

Gjithashtu fakti që dera e zyrës ka qenë e mbyllur e vërteton faktin se ajo ka qenë vetëvrasje.

“Mosdëgjimi i zhurmës i bie që brenda komisariatit mund të shkosh të kryesh një operacion dhe të rrëmbesh ndonjë nga të ndaluarit, i bie mungesë vigjilence totale. Nëse dera ka qenë e mbyllur është një fakt që i shkon vetëvrasjes. Pasi zakonisht në rastet e vetëvrasjes personi merr masa dhe ka një vendosmëri të lartë që ta kryejë krimin. Por pjesa e mosdëgjimit të armës është një mungesë serioziteti. Dyshoj se kanë zbuluar më parë dhe nuk kanë ditur si të reagojnë. Është një ngjarje shumë e rëndë pasi ju ka peshuar shumë në aspektin moral dhe institucional pasi kemi dëgjuar fjalë të mira për të ndjerin. Kam përshtypjen që e kanë patur një gur të rëndë mbi shpinë, nëse nuk është pista e tjetër e vrasjes, për të cilën them se ka probabilitet shumë të ulët që të ketë ndodhur”, tha Rexhepi në një intervistë për Euronews.

Duke folur për faktin se nënkomisari ishte në gjendje të rënduar psikologjike, eksperti Rexhepi tha se shkarkimi i një polici nga puna pas kaq shumë vitesh në krye të detyrës është dënim me vdekje.

Mes të tjerash ai shtoi se ka kryebashkiak të dënuar dhe vazhdojnë ende punën normalisht

 

 

artan rexhepi arben pjeçi

Lini një Përgjigje