TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2024, 17:40

“U gjet i zhveshur”, zbulohen detaje nga vrasja e 39-vjeçarit në Itali: U vra pas një takimi intim

Shkruar nga Pamfleti

“U gjet i zhveshur”, zbulohen detaje nga vrasja e 39-vjeçarit

Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja i cili u gjet mëngjesin e 21 janarit në një pyll në Paderno del Grappa.

Mes personave që janë marrë në pyetje është edhe një grua shqiptare rreth të 30-ave me të cilën dyshohet se Dedja kishte lidhje jashtë martesore prej dy vitesh.

Në deklarimet e saj të dhëna pranë autoriteteve gruaja ka pranuar lidhjen dhe ka zbuluar se është njohur me 39-vjeçarin në një aplikacion takimesh online.

Kjo duket se është pista kryesore edhe ku po përqëndrohen hetimet e policisë italiane, krimi i pasionit.

39-vjeçari shqiptar ishte një përdorues i rregullt i këtyre aplikacioneve dhe dyshimet e para janë se edhe personin që ka kryer krimin mund ta ketë njohur aty.

Detajet që bëhen të ditura nga dosja tregojnë se Dedja ka vdekur nga gjakderdhja e brendshme e shkaktuar nga plaga me thikë që i përshkroi mushkërinë.

Shqiptari është qëlluar të paktën 19 herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe pjesën e barkut. Ai u gjet 100 metra larg makinës së tij, i shtrirë në tokë dhe i zhveshur.

Hetuesit krahas autopsisë morën mostra për teste toksikologjike, për të përcaktuar nëse 39-vjeçari kishte kryer apo jo marrëdhënie seksuale përpara se të vritej.

Dyshimi i hetuesve, nisur edhe nga kushtet në të cilat u gjet kufoma, është se Bledari mund të jetë goditur me thikë në fund të një takimi intim.

Portofoli dhe sendet personale të 39-vjeçarit janë gjetur në vendngjarje duke rrëzuar pistën e grabitjes.

Hetuesit po analizojnë dhe makinën e shqiptarit për të siguruar ndodnjë provë që mund t’i çonte drejt zbardhjes së ngjarjes.

Dedja, sipas autopsisë, është goditur në pozicion të shtrirë.

Ai kishte plagë të shumta sipërfaqësore, në parakrahë dhe në pëllëmbët e duarve, shenjë kjo që tregon sipas hetuesve që ai ka tentuar të mbrohej.

bledar dedja

Lini një Përgjigje