TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2024, 13:47

Përgjaket aksi Lezhë-Laç, kamioni përplas makinën; një person plagoset rëndë

Shkruar nga Pamfleti

Përgjaket aksi Lezhë-Laç, kamioni përplas makinën;

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Laç ku një automjet tip kamion me ngarkesë është përplasur më një automjet tip “volkswagen’.

Burime bëjnë me dije se i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i automjetit tip “Volkswagen”, i cili fillimisht u transportua për në spitalin e Lezhës por për shkak të plagëve të shumta u dërgua për në spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga përplasja e fortë automjetet kanë përfunduar në anë të rrugës ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të plagosurin nga automjeti.

Lini një Përgjigje