TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Janar 2024, 20:04

Mbante mbyllur në shtëpi familjen, si vajza 9-vjeçare mori guximin dhe tregoi të vërtetën për Jetnor Zhabolin

Shkruar nga Pamfleti
Mbante mbyllur në shtëpi familjen, si vajza 9-vjeçare mori
Banesa "burg"

Jetnor Zhaboli është 35-vjeçari i cili mbante mbyllur familjen e tij dhe ushtronte ndaj tyre dhunë fizike dhe psikologjike.

Por ishte pikërisht vajza e tij 9-vjeçare ajo që mori guximin dhe foli duke treguar veprimet e të atit.

Edhe pse në moshë të vogël ajo theu heshtjen me policinë për të treguar çfarë ndodhte brenda banesës.

Sipas Top Channel vajza e vogël kishte treguar se kishte frikë kur ikte në shkollë pasi gjithnjë kur kthehej e gjente mamanë e saj në lot.

Detaje të tjera tregojnë se Zhaboli ka dëshmuar se e ka dëgjuar bashkëshorten e tij duke folur me njerëz të tjerë dhe ndaj e ruante me kamera të cilat i kishte lidhur me aparatet e tij celularë për të monitoruar çdo veprim.

35-vjeçari gjithashtu kishte instaluar pajisje për bllokimin e valëve dhe madje ndërpriste edhe energjinë elektrike. Sipas informacioneve, Zhaboli gjithashtu terrorizonte fëmijët.

Sa herë që ai largohej, u ndalonte komunikimin me persona të tjerë, si dhe ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike, në mënyrë të vazhdueshme, ndaj bashkëshortes.

jetnor zhaboli dhune

Lini një Përgjigje