
Prokurorja e çështjes për rastin e vdekjes së 3-vjeçarit Brian Spahiu ka njoftuar familjarët se po kërkohet ekspertizë e huaj.
Sipas familjarëve ekspertiza është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria.
Megjithatë familjarët e kanë kundërshtuar një gjë të tillë për shkak se i qëndrojnë ekspertizës ku thuhet se vdekja e fëmijës ka ardhur si pasojë e narkozës.
Familjarët kanë kërkuar pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë që të ndalohen proçedurat për dërgimin e letërporosisë për ekspertë të huaj.
Përgjigjia që ata kanë marrë nga secili institucion ka qenë kundërshtuee pasi sipas Prokurorisë letërporosia dërgohet nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa kjo e fundit shprehet se nuk ka asnjë kërkesë për ndihmë juridike nga prokuroria.
Lini një Përgjigje