
Gazetarja Klodiana Lala foli për ngjarjen në kryeqytet, ku një 35-vjeçar mbante të mbyllur ne banesë nënën, gruan dhe vajzën e tij.
Gazetarja Lala zbuloi një pjesë të letrës së bashkëshortes së Jetnor Zhabolit.
“Më falni, s’mund të shkruaj shumë. Nëna e gjyshi do ju flasin shumë për mamin, do ju dua dhe kur t’ju lë. Më falni! Kurrë mos ndjeni turp për mua. Nuk ju turpërova kurrë”, ka thënë gazetarja se shkruhej në letër.
“Faleminderit për gjithçka, po ju lë fëmijët amanet. Asnjë nuk ka faj për fundin tim, nuk e përballoj dot këtë stres”, kështu i drejtohej prindërve ka sqaruar gazetarja në intervistën për News 24.
Pjesë nga intervista:
Lala: Fakti që fëmija nuk dilte, as gruaja, ishin këto detaje që e kishin bërë qytetarin të kuptonte se kishte diçka që nuk shkonte në këtë familje. Në dy vitet e fundit Jetnori filloi të shfaqte problemet mendore.
Pyetje: Në banesë janë gjetur dhe letra lamtumire nga bashkëshortja e 35-vjeçarit, çfarë shkruhej?
Lala: Letrat janë të dhimbshme. Nëna e Jetnorit thotë se nusja e saj ishte një grua e mirë dhe e fortë, për të birin tha se dëgjonte zhurma në mure. Jetnori nuk ka pranuar që të kurohej dhe madje shkoi në atë pikë që të bëhej agresiv. Jetnori urrente dhe djalin e vogël pasi thoshte se ‘ngjan nga ty (bashkëshortes) dhe jo nga unë’, sipas letrës së gruas së tij. Për fat të mirë gruaja e Jetnorit nuk shkoi në aktin ekstrem, t’i jepte fund jetës.
Lini një Përgjigje