TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2024, 12:06

U qëllua me armë nga polici pas zbulimit të lidhjes intime me gruan, 45-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma

Shkruar nga Pamfleti

U qëllua me armë nga polici pas zbulimit të lidhjes intime me

Lorenc Kosta i cili u plagos një ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në kryeqytet nga efektivi i policisë Erion Goxharra, i është nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale.

Mësohet se ai ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të qëndrueshme, por ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.

Ai do të vijojë të qëndrojë në monitorim në sallën e reanimacionit, deri sa të jetë jashtë rrezikut jetësor.

Kujtojmë se ai u qëllua me 6 plumba nga efektivi, pasi ky i fundit prej disa muajsh kishte zbuluar se bashkëshortja e tij kishte lidhje intime me Kostën.

Pas ngjarjes ai ndodhet në arrati, dhe policia vijon kërkimet, duke vënë në dispozicion edhe 10 mijë euro për këdo që jem informacione të sakta për lokalizimin e tij.

Lini një Përgjigje