
Nuk kanë fund ngjarjet e rënda në vendin tonë.
Dy persona janë vetëvrarë në Fier ditën e djeshme, ndërsa viktimat janë identifikuar një burrë 66 vjeç dhe një grua 59-vjeçe.
Sipas policisë, ngjarjet kanë ndodhur në dy fshatra të ndryshëm.
"Rreth orës 17:30, në fshatin Kashisht, në një hangar në afërsi të banesës së saj, është gjetur nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, shtetasja F. K., 59 vjeçe.
Rreth orës 22:55, në fshatin Dushk, në një kasolle në afërsi të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi I. T., 66 vjeç.
Grupet hetimore po punojnë për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të këtyre rasteve", njofton policia.
Lini një Përgjigje