TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2024, 11:17

Publikohen pamjet e plagosjes te Komuna e Parisit, efektivi i policisë e qëlloi disa herë në këmbë Lorenc Kostën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Publikohen pamjet e plagosjes te Komuna e Parisit, efektivi i policisë e

Publikohen pamjet nga momenti kur polici Erjon Goxhara ka qëlluar 6 herë me armë 45-vjeçarin Lorenc Kosta.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në zonën e “Komunës së Parisit”. Mësohet se plagosja ndodhi për motive të dobëta, pasi autori dyshonte se Kosta kishte lidhje me bashkëshorten e tij.

Pasi e plagosi me 5 plumba në këmbë dhe një në fund të barkut, Goxhara e filmoi dhe më pas u largua, dyshohet në drejtim të Dajtit.

Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj, në një deklaratë për mediet i bëri thirrje që të dorëzohet. Megjithatë Goxhara nuk është arrestuar ende.

Policia ka vendosur shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacion për efektivin Erjon Goxhara.

 

Lini një Përgjigje