
Ditën e sotme është publikuar fotoja e Ersild Ishmit, 33 vjeçarit i cili mbeti i vrarë dje në Velipojë, së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha.
Policia ka shpallur në kërkim dy vëllezërit, Gëzim dhe Edmir Frroku, pronarë të hotel ‘Holiday’ në Velipojë.
33-vjeçari rezulton se më 30 qershor 2024 ka kanosur me armë kuzhinierin e hotelit në Velipojë pasi kishte kanosur kamarierin. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri.
Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday. Më 14 korrik policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë 'arrest shtëpie'
Ngjarja duket se nuk është harruar nga 33 vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezëre Frroku ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.
Lini një Përgjigje