TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2024, 08:18

Goditi policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, arrestohet 39-vjeçarja

Shkruar nga Pamfleti

Goditi policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e

Një 39-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka goditur një punonjës policie.

Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Traumës, ndërsa përveç policit, 39-vjeçarja ka goditur edhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike.

Arsyet ende nuk dihen, ndërsa gruaja është arrestuar për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës"

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditjet për shkak të detyrës", parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike”, njofton policia.

Lini një Përgjigje