TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 22:49

"Kamarieri kërcënoi me pistoletë kuzhinierin"/ Zbardhen arsyet e vrasjeve në Velipojë, autorët pronarë të një hoteli

Shkruar nga Pamfleti

"Kamarieri kërcënoi me pistoletë kuzhinierin"/ Zbardhen

Drejtori i policisë Shkodër, Edmon Sulaj ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Velipojë. Sipas tij kemi të bëjmë me një sherr të vjetër.

Ka dyshime se mes vëllezërve dhe viktimave ka pasur një konflikt 3 javë më parë. Ata kanë qenë sot në një lokal në Velipojë ku ndodhi dhe ngjarja e rëndë. Autorët Eduard dhe Gëzim Frroku. janë pronarë të një hoteli dhe Ersild Ishmi ka punuar kamarier aty. Por ka pasur sherr me kuzhinierin dhe madje e kërcënoi me pistoletë atë. Duket se ky është dhe sebepi i sherrit sot.

Sulaj: Jemi njoftuar që rreth orës 21:00 të mbrëmjes në qytetin e Velipojës ka ndodhur një konflikt me armë zjarri. Si pasojë janë plagosur dhe më pas kanë gjetur vdekjen në spital shtetasit Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç. Mendohet se shkak është një debat mes dy viktimave dhe pronarëve të hotel “Lakaj”, Eduard dhe Gëzim Frroku. Shkak ka qenë një debat i ndodhur në datë 28 qershor të këtij viti mes kamarierit dhe kuzhinierit të hotelit.

 

Lini një Përgjigje