TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 22:06

Ngjarje e rëndë në Tiranë, shtetasi amerikan mbyt gruan me litar, 2 qentë e tij dhe më pas vret veten

Shkruar nga Pamfleti

 

Ngjarje e rëndë në Tiranë, shtetasi amerikan mbyt gruan me
Foto Ilustrim

Raportohet se një shtetas amerikan ka vrarë gruan, 2 qentë e tij dhe më pas veten. Krimi brenda familjes, ka ndodhur në afërsi të urës së Institutit në Tiranë.

Tronditet sërish kryeqyteti. Pas plagosjes së ndodhur në Komunën e Parisit, ka ndodhur një tjetër ngjarje e rëndë.

Raportohet se një shtetas amerikan ka mbytyr me litar gruan, 2 qentë e tij dhe më pas veten. Krimi brenda familjes, ka ndodhur në afërsi të urës së Institutit në Tiranë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik. Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motivave dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.

Bëhet me dihe se autori i ngjarjes së rëndë është amerikani Mathew James Werts 55 vjeç, ndërsa gruaja e tij Indah Lilis Sartika. Bëhet me dije se 55-vjeçari punonte si pedagog në shkollën private "Albanian Collage". 

Raportohet se ai ditën e sotme kishte munguar në punë dhe ishte drejtori i shkollës ai që kishte njoftuar policinë. 

Pas  mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts për babanë e tij. Në letrën e tij drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë”.

Kronologjia e ngjarjes

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit, i cili ishte vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.

53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia

krim brenda famljes vetevrasje vrasje

Lini një Përgjigje