TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Gusht 2024, 22:43

"Baba më fal, nuk ia dal dot”/ Mbyti gruan, dy qentë dhe vrau veten, zbardhet letra që la amerikani

Shkruar nga Pamfleti

"Baba më fal, nuk ia dal dot”/ Mbyti gruan, dy qentë dhe

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur në Tiranë, ku shtetasi amerikan mbyti me litar gruan, dy qentë e tij e më pas veten, është zbuluar një detaj shokues.

Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts për babanë e tij.

Në letrën e tij drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”

Autori i ngjarjes, amerikani Mathew James Werts, ishte mësues në një shkollë private në kryeqytet.

Raportohet se 55-vjeçari nuk ishte paraqitur sot në punë dhe ishte drejtori i shkollës  ai që zbuloi ngjarjen e rëndë pasi kishte shkuar në shtëpinë e tij e më pas njoftoi policinë.

Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.

Kronologjia e ngjarjes

Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit, i cili ishte vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane.

53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.

Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia

Lini një Përgjigje