TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2024, 08:17

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën 30-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Shëngjin, humb jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Sake.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur disa herë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës, një i ri rreth 30-vjeç. Ndërkohë, pasagjeri ndodhet në Spitalin e Traumës në rrezik për jetën.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti është bërë shkak për aksidentin tragjik.

“Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Shëngjin-Lezhë”, shtetasi Gj. V., 30 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës. Nga përplasja ka humbur jetën 30-vjeçari dhe është dëmtuar pasagjeri në këtë automjet, shtetasi A. V., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës dhe aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore,” njoftojnë uniformat blu të policisë./

30 vjec aksident tragjik lezhe shengjin

Lini një Përgjigje