TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Gusht 2024, 11:31

Vranë dy kunetërit në Velipojë, publikohet fotoja e dy vëllezërve Gëzim dhe Edmir Frroku

Shkruar nga Pamfleti

Vranë dy kunetërit në Velipojë, publikohet fotoja e dy
Janë publikuar fotot e dy autorëve të ngjarjes së rëndë në Velipojë ditën e djeshme ku mbetën të vrarë Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi.

Dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku, kryen vrasjen e dyfishtë mbrëmë jashtë hotelit që ata kanë në pronësi.

Ngjarja e rëndë ka lidhje me një konflikt të ndodhur disa javë më parë, në fund të qershorit në hotelin e dy vëllezërve. Njëri prej kamarierëve të këtij hoteli pati një konflikt të çastit me kuzhinierin.

Për kamarierin erdhi në ndihmë edhe Ersild Ishmi dhe 33 vjeçari kanosi me armë zjarri kuzhinierin. Më tej ai u largua nga vendngjarja duke hedhur tej dhe pistoletën dhe që në atë kohë ishte në kërkim nga policia. 

Sakaq, konflikti nuk është harruar dhe Ishmi së bashku me kunatin e tij Arsid Hoxha u konflitkuan me pronarët e hotelit, dy vëllezërit Frroku, të cilët vranë dy kunetërit me armë zjarri.

Lini një Përgjigje