TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 16:15

U plagos rëndë me plumb në kokë në Rinas, Muçi Shaljani punonjës i AMP-së

Shkruar nga Pamfleti
U plagos rëndë me plumb në kokë në Rinas, Muçi
I plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me atentatin ku viktimë mbeti Gilmando Dani. I plagosur mbeti Muçi Shaljani (Sheqeri). Bëhet me dije se Shaljani është punonjës i AMP-së

Ai është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore pasi mësohet se ka marrë plumb në kokë.

Sipas burimeve të policisë, Shaljani po shoqëronte Gilmando Danin dhe ndodhej në zonën e Rinasit, kur u qëllua nga persona të panjohur.

Hetimet kanë nisur menjëherë, ndërsa autorët kryesorë dyshohet se lëviznin me një Toyota me targa greke.

Lini një Përgjigje