TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Nëntor 2025, 15:46

Atentati në Rinas, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti

Atentati në Rinas, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Një atentat mafioz ka ndodhur rreth orës 14:20 të ditës së martë ku mbeti i vrarë 47-vjeçari, Gilmando Dani, ndërsa u plagos 40-vjeçari, Muçi Shaljani (Sheqeri).

Një automjet tip Toyota, i cili është gjetur duke u djegur pak minuta pas ngjarjes, dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit. Por çfarë kanë filmuar kamerat e sigurisë?

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton për News 24 se Policia dyshon se autorët nuk kanë qenë vetëm në makinën tip Toyota.

“Dyshohet se janë dhe dy automjet që janë fiksuar nga kamerat e sigurisë dhe nga dinamikat që ka siguruar policia në vendngjarja, duke lëvizur përgjatë kësaj zonë përgjatë intenerarit.

Njëkohësisht janë dy automjete që po verifikohen nga policia, për të zbuluar nëse kanë lidhje ose jo me krimin”, tha gazetarja.

Ndërkohë më parë u raportua se automjeti që dyshohet se është djegur, Toyota me targa greke, është fiksuar nga kamerat e sigurisë për herë të fundit te Ura e Gjoles.

Lini një Përgjigje