
Mësohet se viktimë është Gilmando Dani, i cili sapo ishte liruar nga burgu.
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me një viktimë dhe një të plagosur në Rinas.
Mësohet se viktimë është Gilmando Dani, i cili sapo ishte liruar nga burgu. Ndërsa i plagosuri është identifikuar me mbiemrin Muça.
Siç duket edhe nga pamjet, viktima ka qenë duke lëvizur në një makinë tip Benz të bardhë. Ndërsa, disa kalimtarë të rastit, por edhe policë kanë shkuar në ndihmë për të hapur mjetin.
Gilmando Dani, njihet si mik i Emiliano Shuallazit. Ai u dënua si pjesë e një rrjeti që merrej me gjobitjen e biznesmenëve. Pak më parë sapo ishte liruar nga burgu.
Precedenti i parë zyrtar i Gilmando Danit daton më 11 shkurt 2006, kur ai ra në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim për shkak të dënimit në mungesë të dhënë ndaj tij me një vit burg për akuzat “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe “kanosje në bashkëpunim”.
Ndërkohë po punohet për identifkimin e të plagosurit. Automjeti rezulton i regjistruar në emër të Elvis Kosovës, edhe ky personazh i njohur.
Lini një Përgjigje