
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë ku tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza.
Gazetari Arsen Rusta, ka deklarur se në ngjarja janë përfshirë dy vajza njëra 21 dhe tjetra 23 vjeç, ku njëra prej tyre kishte lidhje me menaxherin e një restoranti me zë në kryeqytet.
“Një djalë tjetër që kishte lidhje me të dashurën e menaxherit, i ka dërguar një mesazh dhe i ka thënë, “lëre që t’i bëjmë një gol”.
Gjatë kohës që ndodhej bashkë me menaxherin me të cilin ishte lidhur, në telefonin e saj mbërriti një mesazh nga Lusjan Kizma, që i kërkonte vajzës ta linte atë dhe që së bashku t’i bënin menaxherit një “gol” një skemë mashtrimi dhe shantazhi.
Pasi plani i parë nuk u realizua, katër ditë më vonë, E.Haxhiu mori një ftesë joshëse në Instagram nga M. M., 21 vjeçe, e cila e ftoi të kalonin natën bashkë në një apartament Airbnb pranë Liqenit Artificial.
Menaxheri deklaroi se sapo hyri në banesë, nga tualeti dolën dy persona të armatosur. Ai u dhunua fizikisht dhe aty u përball me Lusjan Kizmën, një nga organizatorët kryesorë.
Autorët kërkuan 10 mijë euro për lirimin e tij. Por viktima arriti të paguante 5 mijë euro, pasi iu lejua të shkonte për pak minuta në shtëpi, dhe u rikthye për t’ua dorëzuar shumën.
Por gjysma e pagesës nuk i kënaqi autorët, të cilët vazhduan ta kërcënonin për pjesën e mbetur, të cilën ai ka refuzuar ta paguante. Pas kësaj ai ka bërë denoncim.
Kjo bëri që të arrestohet 24-vjeçari Lusjan Kizma, A.N., 24 vjeç dhe të shpallen në kërkim S. C., 25 vjeçe, M. M., 21 vjeçe dhe K. N., 23 vjeç”, tha Rusta te MCN.
Lini një Përgjigje