
Në seancën e së martës për dosjen “Plumbi i Artë”, ka dëshmuar Elton Kila, një person që dyshohet se ishte në shënjestrën e Nuredin Dumanit për ta vrarë.
Kila ka treguar për rastet që kanë tentuar t’i djegin apo shkatërrojnë biznesin e tij, konkretisht shitblerje makinash, në vitet 2017 dhe 2018. Ndër të tjera, Kila është përgjigjur dhe për atentatin e dështuar të organizuar për vrasjen e tij në vitin 2018, ditë kur Nuredin Dumani, i cili kishte nisur për ta vrarë, mbeti i plagosur.
Elton Kila është dënuar më herët me 5 vjet burgim Atij iu sekuestruan pasuri në emër të tij dhe familjarëve, ku përfshiheshin edhe disa mjete luksi si një jaht, një Ferrari dhe mjete të tjera.
Në datë 11.09.2018 ndaj Kilës, ishte lëshuar një urdhër ndalimi ndërkombëtar nga Prokuroria e Peskarës në Itali. Po ashtu ndaj tij ka pasur disa atentate dhe është ruajtur nga policia
Elton Kila: Unë nuk ruhesha fare, kam patur vetëm konflikte të vogla pa interes. Konflikte të tjera jo. Jam pyetur dhe në polici për këtë ngjarje. Unë isha në pritje që të dilte e vërteta. Nuk mësova asgjë. Po përflitesha shumë dhe kërkova të marr vesh diçka. Kur u arrestova unë kërkova të rrija vetëm. Kishte disa persona në paraburgim që ishin të njohur për mua. Nipi i Ardjan Çapjas ishte në paraburgim, ai nuk jeton më. Është vrarë. Ai ka qenë në konflikt me Fadil Memën. Kam pasur konflikt me Florenc Çapjan. Suel Çelën e njoh që kalama. Me Suel Çelën kam patur marrëdhënie pune, me vëllain e tij dhe me të atin me lidhte puna. Kemi qenë komshinj, dyert përballë. Marrëdhënia ka qenë korrekte, disa here kam udhëtuar edhe me babain e Suelit. I ati i tij merrej me fruta-perime, unë me automjetet. Për ngjarjet që më ndodhën, Sueli dhe Marjo Çela nuk mu gjendën pranë sepse unë kam qenë i distancuar dhe nuk doja të diskutoja me askënd. Dhe me vëllezërit e mia nuk diskutoja.
Ditën që ndodhi vrasja në Bradashesh në dhjetor 2018 me tre të vrarë, unë kam qenë në burg. Ditën që dola nga burgu shkova në shtëpi sepse ishin 50 vetë që më prisnin. Të nesërmen e mora vesh, asnjëri prej viktimave nuk ishte i njohur për mua. Erjon Alibej e njoh, është askushi për mua. Nga të pandehurit njoh Gentjan Sharrën, Xhuljan Hoxhën, njoh Erjon Alibejn. Jam takuar me Erjon Alibejn më përpara. Nuk kam shkëmbyer mesazhe me Erjon Alibej në kohën kur kam qenë në burg. Gjatë kohës që isha në burg, ishte dhe Erjon Alibej aty, në ambiente të ndara. Unë nuk dilja sepse nuk doja të përzihesha me njeri. Lulzim Bitrin e kam njohur. Kur është vrarë, unë kam qenë te një karburant vend që e frekuentoj sot e kësaj dite. Lulezimi është vellai i Eljo Bitrit, e njihja si emër. Me Eljon kam qenë i afërt
Lini një Përgjigje