
Një mobileri është shkrumbuar nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 nëntori në qytetin e Vlorës, ndërsa nga flakët është përfshirë kati i parë i mobilerisë. Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas informacionve paraprake dyshohet se zjarri i rënë në objekt është i qëllimshëm. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
"Një zjarr ka përfshirë në orët e para të mëngjesit katin e parë të një mobilierie në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi në ambientet e brendshme të biznesit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së tij në katet e tjera të objektit apo në bizneset përreth.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit", njofton policia.

Lini një Përgjigje