TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 13:04

U kap nën efektin e drogës në timon dhe kërcënoi policin, arrestohet 40-vjeçari në Vorë

Shkruar nga Pamfleti

U kap nën efektin e drogës në timon dhe kërcënoi

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari Elton Andreica (Muça), ka kundërshtuar dhe më pas ka kërcënuar punonjësin e policisë. Madje, në tentativë për tu larguar ka përplasur dhe automjetin e Policisë.

Sipas policisë, ky person rezulton i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë kontrollit në banesë, 40-vjeçariu iu gjet municion luftarak.

“Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

40-vjeçari, i dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sekuestrohet municion luftarak që 40-vjeçari i posedonte në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin automjetit duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës.

Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë.

Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.A(M), 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje