TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Janar 2025, 12:57

I droguar në timon, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi efektivët, i dënuar më parë për vjedhje me armë

Shkruar nga Pamfleti

I droguar në timon, arrestohet 40-vjeçari që kërcënoi

Një 40-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike si dhe kundërshtoi dhe kanosi për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Sipas policisë 40-vjeçari Elton Andreica, është dënuar më parë “për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë mësohet se gjatë kontrolleve, është sekuestruar municion luftarak që 40-vjeçari i posedonte  në banesën e tij.

“Shërbimet e  Komisariatit të Policisë Vorë gjatë patrullimeve në terren, të kryera me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë, në fshatin “Marikaj” kanë konstatuar një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës duke penguar qarkullimin e mjeteve. Punonjësit të Policisë janë afruar dhe kanë marrë kontakt me drejtuesin  automjetit  duke e pyetur nëse kishte ndonjë problem që kishte ndaluar në mes të rrugës. Drejtuesi i automjetit nuk ka dhënë shpjegime por ka filluar të ofendojë, shtyjë dhe kërcënojnë punonjësit e Policisë dhe në tentativë për tu larguar ka goditur dhe automjetin e Policisë. Nga kryerja e testit të drogës ka rezultuar se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit 40 vjeç, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë,” Vjedhje me armë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”, njofton policia.

arretsim

Lini një Përgjigje