TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 10:52

U kap në "shtëpi bari" me vlerë 1.9 milionë paund, flet shqiptari: Nuk jam prodhues, kanabisin po e ruaja

Shkruar nga Pamfleti

U kap në "shtëpi bari" me vlerë 1.9 milionë paund,

Ylber Dajçi është shqiptari i arrestuar në Angli në 22 Gusht i cili u kap brenda shtëpisë së barit me vlerë 1.9 milionë paund.

42-vjeçari ka dalë përpara gjykatës, ku është njohur me akuzën e “mbjelljes dhe prodhimit të lëndëve narkotike”. Shqiptari ka mohuar përfshirjen në prodhimin e kanabisit dhe ai ka dëshmuar se ishte vetëm për t’i ruajtur.

Oficerët e Policisë së qytetit Job Center Plus kanë hyrë me forcë në ndërtesën 16 kate ku kishin marrë raportime në lidhje me aktivitetin ilegal të Dajçit, raporton Daily Mail.

Në shtëpinë e barit gjatë kontrollit policia kishte gjetur 2300 bimë kanabisi që rriteshin në 16 katëshe të ndryshme të banesës. Dajçi gjithashtu ka mohuar akuzën e përllogaritjes së vlerës së kanabisit duke thënë se ajo nuk shkon në vlerën 1.9 milion paund, por në 600 mijë paund.

Mohimi i akuzës është rrëzuar poshtë nga prokurorja angleze Stoker. Dajçi do të mbahet në paraburgim deri sa juria e gjyqit të jap vendimin më 19 shkurt 2024.

shtepi bari shqiptar 1.9 milionë paund

Lini një Përgjigje