TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2023, 20:33

Arriti t'u shpëtojë autoriteteve fqinje për herë të dytë, ja kush është shqiptari i arratisur nga burgu italian

Shkruar nga Pamfleti

Arriti t'u shpëtojë autoriteteve fqinje për herë

Zbulohet identiteti i shqiptarit i cili u arratis mëngjesin e sotëm nga burgu i Teramos në Abruzo.

Ai është Roland Dedja me origjinë nga Durrësi. Mësohet se Dedja akuzohet nga autoritetet italiane për vrasjen e bashkëatdhetarit Shpëtim Cupa në Brescia.

40-vjeçari Dedja para se të shkonte në Itali ka jetuar në Spanjë dhe Francë. Sakaq mësohet se më parë ka përdorur një pasaportë çeke false nën emrin Kamill Hladky.

Kjo nuk është arratisja parë që 40-vjeçari ka kryer, pasi edhe në vitin 2010 është arratisur nga burgu i Pisas, së bashku me një tjetër shqiptar. Gjithashtu ai akuzohet dhe për një grabitje, të ndodhur pasi u arratis nga burgu në vitin 2010.

Autoritet italiane janë duke kërkuar 40-vjeçarin shqiptar, Roland Dedja, ndërsa dyshohet se ndodhet në qytetin e Abruzzos. Mediat italiane raportojnë se Dedja është ndihmuar nga një dron i jashtëm.

Arriti t'u shpëtojë autoriteteve fqinje për herë

Arriti t'u shpëtojë autoriteteve fqinje për herë
Roland Dedja

burg roland dedja durres

Lini një Përgjigje