TAGS-AT E JAVËS

Kronike26 Shtator 2023, 08:07

Zbardhen detaje nga arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu italian, kush është 40-vjeçari që u akuzua për ekzekutimin e Shpëtim Çupës

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga arratisja spektakolare e shqiptarit nga burgu italian, kush

Shqiptari Roland Dedja ka realizuar arratisjen e bujshme nga burgu i Teramos. Dedja i akuzuar për vrasjen e të fortit të Vlorës, më pas për arratisjen e bujshme të kryer 13 vjet më parë nga burgu i Pizas, për një tjetër grabitje në kohën që ishte në arrati, ka mundur të largohet nga muri rrethues duke u hedhur në tokë dhe duke u larguar në drejtim të paditur.

Sipas të dhënave, dyshohet se atë jashtë rrethimit të burgut e ka pritur një automjet me të cilin është larguar.

Policia italiane është vënë në kërkim të tij. Dedja nuk ka pranuar asnjëherë vrasjen e vlonjatit Shpëtim Çupa.

Si ndodhi vrasja e Shpëtim Çupës?

Policia italiane publikoi të dhënat në lidhje me faktet që kishte për vrasjen e emigrantit shqiptar Shpëtim Çupa, 44 vjeç, në një parking lokali në fundshkurtin e vitit 2010. Aso kohe u tha se viktima, që është qëlluar me një armë të kalibrit 7,65 mm në sheshin “Kopakabana” (Copacabana), rezulton të ketë një dosje me precedentë kriminalë në Itali. Policia hetoi precedentët penalë të viktimës me qëllimin për të identifikuar vrasësin e 44-vjeçarit pas dyshimeve se ekzekutimi duhej të ishte një hakmarrje, në mos një larje hesapesh që lidhej me aktivitete kriminale.

Sipas policisë, Shpëtim Çupa rezultonte të kishte qenë i dënuar me 1 vit e gjysmë burg në vitet ‘96-‘99 për shfrytëzim prostitucioni. Emri i Shpëtim Çupës rezultonte, gjithnjë sipas policisë italiane, edhe në hetimin që po zhvillohej për vrasjen e shtetases shqiptare Violeta Halla, 19 vjeçe, e vrarë në prill të vitit 1996. Viktima e vrasjes në Breshia hetohej gjithashtu edhe për gjymtimin e shtetases S. Eufemia, këmba e majtë e së cilës ishte gjetur larg trupit të viktimës. Hetuesit e policisë kanë shoqëruar aso kohe edhe pronarin e një makine “Volksëagen Golf”, i cili ishte parkuar natën e krimit pranë makinës së Shpëtim Çupës, “BMË X5”, por ai ka rezultuar se nuk ka lidhje me krimin dhe ndaj ishte lënë i lirë.

Lini një Përgjigje