TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2023, 14:29

I ra rrufeja, shkrumbohet nga flakët servisi i makinave në Durrës

Shkruar nga Pamfleti

I ra rrufeja, shkrumbohet nga flakët servisi i makinave në Durrës

Një servis automjetesh në zonën e Xhafzotajt në Durrës, është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme materiale në këtë biznes.

Për neutralizimin e flakëve kanë ndërhyrë 4 mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit brenda një kohe të shkurtër.

Sakaq kanë nisur hetimet për zbulimin e shkakut të zjarrit nga grupi hetimor. Dyshimet paraprake janë që flakët të kenë nisur si pasojë e një rrufeje.

Zjarrfikësit e Durrësit kanë pasur një javë mjaft të ngarkuar, pasi vatra të shumta zjarri janë regjistruar në zona të ndryshme të qytetit.

servis makinash durres rrufe

Lini një Përgjigje