
Një minator ka mbetur i plagosur teksa po punonte në një minierë në Bulqizë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.40, kur është dërguar për ndihmë mjekësore në spital B.D., 44 vjeç, banues në Klos. Minatori dyshohet se gjatë punës në një minierë kromi në qytetin e Bulqizës, është aksidentuar duke u lënduar lehtë në këmbë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.
Lini një Përgjigje