
Një sherr për pronat ka çuar në plagosjen e një 45-vjeçari në Korçë.
Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit paraditen e sotme.
Burime për mediat raportojnë se ngjarja ndodhi pas një konflikti mes dy personave, ku një 70-vjeçar ka goditur me thikë në këmbë një 45-vjeçar.
Shkak i konfliktit dyshohet se ka qenë debati për një tokë bujqësore. I dëmtuari u dërgua në Spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Lini një Përgjigje