
Ka marrë përmasa të frikshme zjarri në një fabrikë bojërash në aksin Tiranë-Durrës.
Fabrika është shkrumbuar e gjitha, por për shkak të lëndëve djegëse brenda saj flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe janë duke u rrezikuar banesat.
Mësohet se një banesë aty pranë është shumë pak metra larg zjarrit dhe një zjarrfikëse po punon që të mos lejojë djegien e saj. Ndërkohë autostrada është bllokuar dhe po shkojnë zjarrfikëse nga i gjithë territori.
Lini një Përgjigje