
Ka marrë përmasa të frikshme zjarri në një fabrikë bojërash që ra mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për fabrikën “Deutsch Color” në zonën e Maminasit.
Për shkak të lëndëve djegëse, flakët janë përhapur me shpejtësi dhe dëgjohen shpërthime. Madje disa banesa janë në rrezik.
Duke qenë se zjarri ka marrë përmasa të mëdha, policia ka nisur evakuimin e banorëve të zonës me qëllim shmangien e ndonjë tragjedie.
"Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë bojrash në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Ministria e Brendshme bën thirrje të shmanget kalimi i automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës-Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe zjarrfikset", thuhet në njoftimin për mediat.
Lini një Përgjigje