TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Shtator 2023, 23:39

Zjarri në fabrikën e bojërave, bllokohet autostrada Tiranë-Durrës; rreth 270 zjarrfikës dhe efektivë në terren

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në fabrikën e bojërave, bllokohet autostrada

Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin Tiranë-Durrës për shkak të zjarrit në fabrikën e bojës “Deutsch Color”.

Policia e Durrësit deklaron se në terren janë forca të shumta efektivesh dhe është bërë evakuimi i një lokali dasmash aty pranë, duke ndërprerë dasmën.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka pasur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore. Ndërkohë janë rreth 270 policë dhe zjarrfikës në terren.

Njoftimi i policisë

Në autostradën Durrës-Tiranë, në Maminas, është përfshirë nga flakët një fabrikë bojrash.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Shërbime të shumta policie të DVP Durrës dhe grupe të FNSH Tiranë kanë evakuuar në një objekt, qytetarët që ndodheshin në lokalin afër fabrikës.

Në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Për çështje sigurie do të bllokohet përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Lini një Përgjigje